Avokat MSC. Eridjon Alimadhi

Shërbime

Tregtare


Ne asistojmë klientët në regjistrimin dhe krijimin e personave fizik, personave juridikë të njohur dhe lejuar nga legjislacioni Shqiptar, hapjen e degëve, zyrave të përfaqësimit, shoqatave, fondacioneve e qëndrave, ndjekjen e procedurave të licensimit të bizneseve në varësi të aktivitetit që ato ushtrojnë, regjistrimin e markës, patentës etj. Zyra ofron ndihmë juridike dhe financiare në procedura të ndryshme të prokurimit, siç janë: përgatitja e Dokumentave të Tenderit, paraqitja e ofertave, ndjekja e procedurës së ankimit, etj. Gjithashtu, merr përsipër ndjekjen e procedurës së likuidimit/falimentit për shoqëritë në të gjithë fazat e tyre duke ndjekur dhe respektuar me rigorozitet parashikimet ligjore.

Penale


Ndjekja e cështjeve penale pranë të gjitha organeve kompetente. Konsulence juridike dhe përfaqësim ligjorë në fushën penale. Kërkimin e dëmit civil, dëmit moral dhe te fitimit munguar në interes të palëve të dëmtuara nga palët që e kanë shkaktuar dëmin qoftk për shkak të veprimit juridiko-civil, penal apo administrativ. Kërkimin e dëmit ekzistencial, moral, material dhe të fitimit munguar në interes të palëve të dëmtuara shkaktuar nga aksidentet rrugore apo nëpërmjet mjeteve motorike rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore, në kompanitë që i kanë pasur të siguruara këto automjete apo pranë Byrosë Kombëtare të Sigurimive.

Civile


Asistencë dhe hartim të Kërkesë-padive dhe akteve gjyqësore, përfaqësim gjyqësor për çështjet me objekt fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë si dhe çdo të drejtë reale (uzufrukt, servitut, posedim sendi). Asistencë dhe përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike kontraktore. Asistencë në hartim kontrate ligjore si dhe trajtim të mosmarrëveshjeve kontrakuale në rrugë gjyqësore. Asistencë ligjore, mbrojtje gjyqësore, hartim aktesh për çështjet me objekt regjistrim pasurie pranë strukturave të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Asistencë ligjore dhe hartim aktesh gjyqësor për çështje te trashëgimisë ligjore dhe testamentare.

Cështje Administrative


Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shtetërore. Ankim të akteve administrative individuale kolektive dhe përfaqësimin e palëve ne gjykatën kompetente. Përgatitjen e të gjitha akteve/shkresave/kthimit të përgjigjes referuar korenspodencës me organet administrative funksionale në RSH.

Familjare


Ne ofrojmë konsulencë juridike dhe zgjidhje për cështjet: Zgjidhje martese (midis shtetasëve shqiptarë, shtetasëve shqiptarë dhe të huaj) Njohje dhe kundërshtim atësie dhe mëmësie Pension ushqimor (shtim, pakësim mase pensioni ushqimorë). Pjesëtim të pasurisë bashkëshortore Heqje të zotësisë juridike për të vepruar Ndjekjen e procedurës të Birësimit Heqje e përgjegjësisë prindërore

Pronat & Pasuria e Palujtshme


Ligji mbi pronën e paluajtshme ka të bëjë me ndihmën e klientëve për të menaxhuar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si pronarë tokash dhe këshillimin për transaksionet për të realizuar potencialin ekonomik të pronave të tyre. Ne këshillojmë për transaksionet tregtare siç janë blerjet dhe shitjet, dhënien në përdorim, zhvillimi, sipërmarrjet e përbashkëta, menaxhimi i pasurive dhe aranzhimet e financimit. Ne jemi gjithashtu në disponueshmërinë e klientëve tanë në procese gjyqësore kur lindin mosmarrëveshje në lidhje me pasurinë e paluajtshme dhe pronën.

Ligjore


Zyra asiston individët, subjektet privatë apo publikë në draftim dokumentacioni duke përfshirë por pa u kufizuar në kërkesa, kontrata, marrëveshje, kërkesëpadi, ankime dhe cdo akt tjetër juridik në përputhje me kërkesat e tyre.





Kode Përfaqësuese



Legjislacioni

Përmbledhje Legjislacioni


Përmbledhje Legjislacioni për Avokatinë